Libri biografik për Thaçin edhe në panairin e Prishtinës

Kultura June 07, 2018 - 14:56

Libri i gazetarëve britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, i cili përshkruan jetën e Presidentit të Kosovës, nga sot është vendosur edhe në Panairin e Librit në Prishtinë, transmeton "Zeri.info".

Ky libër, i cili deri më tash është shitur kryesisht në platformën online “Amazon” dhe në librari të Britanisë së Madhe, të Amerikës dhe të shteteve tjera, tash ka ardhur edhe në tregun kosovar përmes shtëpisë botuese “Dukagjini”.

Ndonëse libri për presidentin Thaçi nuk është përkthyer ende në gjuhën shqipe, tashmë janë shitur kopjet e para të tij në panairin e hapur dje.

Vetëm pak muaj pas publikimit të librit biografik për Hashim Thaçin, sipas Amazon, ai tashmë renditet në vendin e 140-të si libër më i shitur në kategorinë e tij.

Ky libër tashmë është prezantuar në Londër, Berlin, Vjenë, Paris, Hagë dhe kryeqytete të tjera të botës. /ZËRI/

Image