Cineplexx organizon eventin “Jurassic World: Fallen Kingdom-Premiere” me shpërblime dhe aktivitete! (Foto)

Kultura June 06, 2018 - 16:35

Në javën e parëtë muajit Qershor, Cineplexx sjellë super filmin Jurassic World: Fallen Kingdom,edhe këtë herë me shpërblime dhe shumë aktivitete!

Në këtë event me 7 qershor, do të shfaqet filmi aksion me aktorë të njohur si  Chris Pratt, Bryce Dallas Howard, Jeff Goldblum me regji nga Juan Antonio Bayona. Ngjarja e filmit zhvillohet kur vullkani i një ishullit shpërthen, dhe Owen dhe Claire fillojnë rrugëtimin për të shpëtuar dinosaurët e mbetur nga kjo ngjarje katastrofike.

Eventi për këtë film fantastik do të fillojë prej orës 20:0 deri 23:00.

Image

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim në Cineplexx, do të ketë shumë shpërblime të ndryshme nga Libraria Buzuku dhe BO Bowling.

Image

Franshiza e filmave “Jurassic Word” njihet si ndër më të suksesshmet. “Jurassic World” e vitit 2005, ende është në vendin e pestë të hapjeve më të mëdha në botë, me buxhet total 1,671 bilion dollar. Duke e hapur kështu sezonën e filmave veror, apo “blockbusters”, Jurassic World: Fallen Kingdom, po e synon hapje edhe më të madhe. Cineplexx ka zbuluar se vetëm në Prishtinë, janë shitur 500 bileta VETËM për premierë.

Image

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rretheventit, klikoni KËTU. ( https://goo.gl/cGND1r )