Eugent Bushpepa merr dhuratën më të bukur nga Kina

Kultura May 12, 2018 - 22:05
Lexo detajet

Pak para nisjes së finales së madhe të Festivalit Evropian të Këngës, njohur shkurtimisht si ‘’Eurovizioni’’, këngëtari përfaqësues i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, ka marrë një surprizë të jashtëzakonshme nga Kina, shteti që pak ditë më parë censuroi performancën e tij.

Zamir Sukniqi, president i kompanisë Albatrade dhe i Agjencisë së Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Prodhuesve Fonogramë (AMP) ka mbledhur 45 persona nga 45 shtetet të ndryshme dhe i ka uruar fitoren këngëtarit shqiptar nga Muri I Madh kinez, shkruan Living.

Me pankartat ku shënohet ”Votoni numrin 12″, Sukniqi, i cili njihet për luftën e tij kundër piraterisë muzikore dhe njohjes së të drejtave të autorit, ka zgjedhur në një farë mënyre t’i kundërpërgjigjet televizionit kinez, i cili censuroi performancën e Eugentit për shkak të tatuazheve të këngëtarit. 

Tashmë Eugenti nuk ka me vete vetëm gjithë shqiptarët, por edhe një pjesë të madhe të publikut në mbarë botën. /Klankosova/ 

Image 
Image