Shtetet që performojnë sonte në gjysmëfinalen e dytë të 'Eurovision 2018'

Kultura May 10, 2018 - 18:49
Lexo detajet

Sonte (e enjte) në Lisbonë të Portugalisë mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision 2018”.

Plot 18 janë shtetet që do të garojnë sot, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 12 majit.

Votimi do të hapet në fund të mbrëmjes, dhe do të zgjasë 15 minuta, ndërsa publiku do të ketë gjysmën e peshës për kualifikuesit, pasi gjysma tjetër e vlerësimit i takon jurisë.

Në skenën e “Eurovision 2018” sonte do të garojnë 18 shtete tjera gjysmëfinaliste. 

Kujtojmë që nga nata e parë gjysmëfinale arritën të kualifkohen dy shqiptarët në garë: Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, dhe Eleni Foureira që përkatësisht përfaqëson Qipron me “Fuego”.

Sonte në natën e dytë do të performojë edhe shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me këngëtarin italian Fabrizio Moro, do të prezantojnë italinë me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro këndojnë gjithashtu sonte në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2018” (Foto: Getty Images)

Italia si shtet në fuqi nuk garon me shtete tjera, por shkon direkt në finale, ndërsa sonte bëhet vetëm prezantimi i këngës.

Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2018”, dhe këngët përfaqësuese:

  1. Norvegjia – Alexander Rybak, “That’s How You Write A Song”
  2. Rumania – The Humans, “Goodbye”
  3. Serbia – Sanja Ilic dhe Balkanika, “Nova Deca”
  4. San Marino – Jessika dhe Jenifer Brening, “Who We Are”
  5. Danimarka – Rasmussen, “Higher Ground”
  6. Rusia – Julia Samoylova, “I Won’t Break”
  7. Moldavia – DoReDoS, “My Lucky Day”
  8. Holanda – Waylon, “Outlaw In ‘Em”
  9. Australia – Jessica Mauboy, “We Got Love”
  10. Gjeorgjia – Ethno-Jazz Band Iriao, “For You”
  11. Polonia – Gromee dhe Lukas Meijer, “Light Me Up”
  12. Malta – Christabelle, “Taboo”
  13. Hungaria – AWS, “Viszlat Nyar”
  14. Letonia – Laura Rizzotto, “Funny Girl”
  15. Suedia – Benjamin Ingrosso, “Dance You Off”
  16. Mali i zi – Vanja Radovanovic, “Inje”
  17. Sllovenia – Lea Sirk, Hvala, “ne!”
  18. Ukraina – MELOVIN, “Under The Ladder”. /Telegrafi/