Nga 2004 deri më sot, ja cilët janë këngëtarët shqiptarë që janë ngjitur në skenën e Eurovizion-it

Kultura May 09, 2018 - 11:51
Lexo detajet

Në vitin 2004 Shqipëria do të konkurronte për herë të parë në kompeticionin më të famshëm evropian të muzikës, Eurovizion.

U caktua që përfaqësuesi do të vendosej nga festivali i fundvitit në Radio Televizion Shqiptar, dhe kështu ka ndodhur për 14 vite. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, dhe të gjithë presin shumë prej tij.

Por rrugëtimi ynë në këtë kompeticion nuk ka qenë edhe aq i suksesshëm. Nga 14 këngëtarë që kanë prekur atë skenë, vetëm emri i Anjeza Shahit dhe Rona Nishliut mbahen mend për performancat.

Por ja se si është përfaqësuar Shqipëria gjithë këto vite në këtë festival.

Maj 2004 – Anjeza Shahini përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Imazhi Yt”. Kënga në anglisht pati një lezet të vërtetë, dhe kjo i siguroi Anjezës vendin e 7 si edhe Shqipërisë kualifikimin për në finale vitin e ardhshëm.

Maj 2005 – Shqipëria do të përfaqësohej nga këngëtarja Ledina Çelo, e cila fitoi vendin e parë në festivalin e RTSH-së me këngën “Nesër shkoj”.  Ledina pati fatin të shkonte menjëherë në finale, falë suksesit të Anjezës, por ajo nuk arriti dot të linte të njëjtat mbresa atje. Ledina u pozicionua në vendin e 16.

Maj 2006 – Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Zjarr e Ftohtë”. Luizi nuk pati fatin të kualifikohej për në finale, duke u renditur i 14 në gjysmë-finale.

Maj 2007 – Ishte Federik Ndoci ai që do ngjiste skenën e Eurovizion me këngën “Balada e Gurit” të cilën e këndoi në dy versione anglisht edhe shqip. Edhe pse pritshmëritë ishin të larta, ai nuk arriti të kualifikohej për në finale duke u renditur në vend të 17 në gjysmë-finale.

Maj 2008 – Olta Boka mes një zhurmënaje dhe vorbulle thashethemesh arriti të ngjitej në skenën e Eurovizion. Shumë zëra qarkulluan se kënga e saj “Zemrën e Lam Peng” nuk e meritonte fitoren e festivalit të RTSH-së, e megjithatë ajo arriti të shkonte në skenën e Eurovizionit. Olta arriti të pozicionohej e 9 në gjysmë-finale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në finale pas disa vitesh. Por në finale ajo arriti të merrje shumë pak pikë duke u renditur e 17.

Maj 2009 - Kejsi Tola përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Me merr në ëndërr”, e cila arriti të kalonte në finale. Kënga u këndua edhe në versionin anglisht të saj. Por as Kejsi nuk pati fatin e mirë të triumfonte duke mos arritur të ishte pjesë e 10 këngëve më të mira.

Maj 2010 – Juliana Pasha përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Nuk mundem pa ty”. Ajo dha një performancë mjaft të vlerësuar në këngë ku u krahasua me këngën e Christina Aguilera “Gettin Better”. Në gjysmë-finale ajo u pozicionua në vendin e 6, dhe arriti të kalonte në finale me një pritshmëri të madhe. Për fat të keq ajo u rendit në vendin e 16.

Maj 2011 – Me përfaqësimin e Aurela Gaçes në Eurovizion, shpresat e Shqipërisë ishin të larta. Duke pasur parasysh potencën e Aurelës në skenë, të gjithë menduan se kënga “Feel the pasion”, do arritne të merte një vlerësi të lartë në atë kompeticion. Por fatkeqësisht Aurela nuk arriti të kualifikohej as në finale, duke bërë që Shqipëria ta humbiste natën finale për herë të parë në 4 vite.

Maj 2012 – Kënga “Suus” e kënduar nga Rona Nishliu do të konsiderohej si më e mira me të cilën është përfaqësuar vendi ynë ndonjëherë. Rona arriti të vlerësohej maksimalisht nga juria e Eurovizion, dhe zëri i saj është konsideruar si më i miri. Kënga “Suus” jo vetëm që arriti në finale, por për herë të parë e pozicionoi Shqipërinë në 5 këngët më të mira të këtij kompeticioni. Për herë të parë pas Anjeza Shahinit, vendi ynë siguroi finalen për vitin e ardhshëm.

Maj 2013 – Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Identitet”. Për fat të keq kjo këngë nuk arriti të kualifikohej as në finale, dhe nuk bëri ndonjë përshtypje në Eurovizion.

Maj 2014 – Edhe këtë vit Shqipëria nuk arriti të kishte një performancë edhe aq të vlerësuar. Vendi ynë u përfaqësua nga Herciana Matmuja, me këngën ‘One Night’s anger’. Për vitin e dytë radhazi Shqipëria nuk arriti të kualifikohej për në finale.

Maj 2015 – Në festifalin e Eurovizion do të përfaqësoheshim nga Elhaida Dani me këngën “Diell”. Të gjithë e mbajnë mend tërheqjen e krijuesve të asa kënge në çastet e fundit, duke e dërguar Elhaidën të performonte një tjetër këngë të titulluar “Im alive”.

Maj 2016 – Eneda Tarifa me këngën “Përrallë” ngjiti skenën e Eurovizion. Kënga u këndua në anglisht, por nuk dha impaktin e dëshiruar në juri. Eneda nuk arriti të kualifikohej për në finale.

Maj 2017 – Lindita Halimi me këngën “World” përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion. Edhe pse pritshmëritë ishin të larta, kënga nuk arriti të kualifikohej as për në finale.

Maj 2018 – Eugent Bushpepa performoi ditën e djeshme këngën “Mall”. Një performancë e shkëlqyer e këngëtarit, arriti ti rikthente Shqipërisë shkëlqimin e munguar në këtë kompeticion prej shumë vitesh. Eugent Bushpepa u kualifikua për në finale, si një nga këngët më të vlerësuara. Shpresat e Shqipërisë për tu pozicionuar në një vend të denjë janë të mëdha, dhe kjo falë Eugentit dhe zërit të tij potent./Opinion.al/