Eurovisioni bllokon Kosovën

Kultura May 09, 2018 - 10:57
Lexo detajet

Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e Eurovisionit. Ishte këngëtari Eugent Bushpepa i cili e ka përfaqësuar Shqipërinë në gjysmëfinalen e kësaj gare. 

Bushpepa performoi këngën “Mall” në këtë festival gjigant.

Por, Eurovision nuk ka lejuar kosovarët që ta shikojnë performancën e Bushpepës. 

Image

Bushpepa ka interpretuar i treti në radhë dhe gjatë përformancës është shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Gjithashtu dhe këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare, Eleni Foureira  ka kaluar në finale duke përfaqësuar Qipron.