Ramë Lahaj mban sonte koncert në Prishtinë (VIDEO)

Kultura May 08, 2018 - 10:21
Lexoni më shumë detaje

Tenori i mirënjohur Ramë Lahaj po qëndron këto ditë në Prishtinë.

Të martën në një konferencë për media është treguar se ai do të mbajë sonte një koncert për nder të Ditës së Evropës në Amfiteatrin e Bibliotekës së Prishtinës si dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete tjera, shkruan zeri.info.

"Është kënaqësi të jem këtu. Ka kohë që s'kam perforumar në Prishtinë dhe Kosovë. Jo se s'ishte dëshira por isha i zënë meqë ishte fillimi i karrierës", tha ndër të tjera Lahaj, i cili të mërkurën do të mbajë edhe një masterklasë për të treguar më shumë për rrugëtimin e tij.

Rikujtojmë se dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me medaljen presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ka dekoruar tenorin e njohur kosovar, Ramë Lahaj.

 Thaçi ka shkruar se Lahaj përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës. Zëri