Thaçi dekoron tenorin Ramë Lahaj

Kultura May 07, 2018 - 10:52
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e ka dekoruar tenorin e famshëm kosovar, Ramë Lahaj, raporton "Zeri.info".

Thaçi ka thënë se tenori Ramë Lahaj përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës.

“Kosova ka shumë talente, ka shumë profesionistë që me përkushtim po arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, tenori Ramë Lahaj u shpreh i nderuar me ndarjen e kësaj dekorate të veçantë nga presidenti Thaçi.

“Ndjehem i nderuar, sepse shumë njerëz të merituar e kanë marrë këtë dekoratë për këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, u shpreh tenori Lahaj.

Presidenti Thaçi dhe tenori Ramë Lahaj kanë diskutuar edhe për mundësitë dhe vështirësitë që mund t’i ketë jeta në diasporë për ndërtimin e karrierës profesionale. /ZËRI/

Image

Image