Një dhuratë unike për ditëlindjen e Nexhmije Pagarushës (VIDEO)

Kultura May 07, 2018 - 10:14
Lexoni më shumë detaje

Bilbili i Kosovës, këngëtarja ikonë e muzikës shqipe – Nexhmije Pagarusha, sot feston ditëlindjen e saj të 85-të.

Zëri më absolut shqiptar i të gjitha kohërave, këngëtarja e “Bareshës”, “E dehun jam” apo“Mora testin”, në këtë ditëlindje do të pranojë një dhuratë të veçantë që tregon se kontributi i saj dhe vlerat që ajo i dha kulturës shqipe ndër vite nuk janë harruar.

LEXO EDHE: Sot Nexhmije Pagarusha feston datëlindjen

Bëhet fjalë për dis fustane me ngjyrë bezhë dhe portokalli e hapur të cilat divës shqiptare për këtë ditëlindje ia dedikon dizajneri Etnik Shala.

Shala ka punuar me shumë dashuri në koleksionin ‘Muzë’ duke pasur në mendje Nexhmijen.

Me anë të një videoje promovuese, Shala e ka prezantuar koleksionin në fjalë, i cili sipas tij i përshtatet stilit kur Nexhmije Pagarusha ishte në kulmin e karrierës së saj.

Fustanet vijnë në stilin retro classic gërshetuar me modernen, gjithnjë me Bilbilin e Këngës Shqipe në mendje.

Çka tërheqë vëmendjen në këtë realizim është kënga e njohur e Nexhmije Pagarushës që na vjen më e freskët dhe në një stil më unik. Vetë Nexhmije Pagarusha ka pranuar që kënga e saj të jetë e tillë brenda kësaj videoje.

Në realizimin e videos kanë ndihmuar miqtë e afërm të Etnikut ndërsa për muzikën është përkujdesur Gent Gorani. / KultPlus.com/