Gashi: Problemet me kanalizim ne institucionet kulturore do të sanohen

Kultura April 05, 2018 - 15:21

Dy institucione të rëndësishme të kulturës, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Biblioteka Kobmëtare “Pjetër Bogdani” janë përballur me disa probleme me kanalizim edhe këtë praneverë. Te enjtën Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka inspektuar gjendjen e këtyre institucioneve.

Ministri Gashi pasi vizitoi katin minus 2 në Bibliotekën Kombëtare ku gjatë shirave hynë uji dhe ekzemplarët por edhe hapësira atje pësojnë dëmtime u shpreh se intervenimi në sanimin e problemeve të tilla si kanalizimi në Teatrin Kombëtar dhe vërshimet e ujit në Bibliotekën Kombëtare do të jenë prioritet i kabinetit të tij.
 

“Kjo vizitë është në vazhdën e vizitave për shkak të problemeve të ujit. Ne biseduam me menaxhmentin për intervenimet që do ti bëjmë gjatë vitit 2018. Ky objekt nuk ka as kanalizim dhe as sistem për mbrojtje nga lagështia. Ne po punojmë në rishikimin e buxhetit dhe jemi duke shikuar për të investuar në ruajtjen e të gjithë atyre ekzemplarëve”, tha ai duke u zotuar se dimrin tjetër ky problem do të sanohet.

Po ashtu, ministri Gashi ka folur edhe për zgjidhjen e çështjes së vendosjes së përhershme në objektin e vet të Baletit të Kosovës.

“Ju e dini qe jemi në fazën fillestarë të ndërtimit të një objekti të ri të operës pjesë e saj do të jetë edhe baleti”, tha ministri Gashi.

Ndërkaq drejtuesit e këtyre institucioneve e kanë vlerësuar vizitën dhe gatishmërinë e ministrit për të zgjidhur problemet në infrastrukturën fizike të objekteve.