Kumrije Hoxha zgjidhet ushtruese e detyrës në TKK

Kultura April 04, 2018 - 10:52

Derisa në krye të Teatrit Kombëtar të Kosovës të zgjidhet drejtori i ri timonin e këtij institucioni kulturor e ka marrë aktorja Kumrije Hoxha. Hoxha është zgjedhur ushtruese e detyrës së këtij funksioni ditën e marte.

Rikujtojmë se kjo ndodhi si rezultat i shkarkimit të ish-drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi. Sopi është shkarkuar me gjashtë vota për dhe një abstenim nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës.  Agim Sopi ishte shkarkuar të hënën e javë së kaluar.

Në fillim të këtij viti Sopi kishte akuzuar anëtarët e Këshillit Drejtues të TKK-së si njerëz të ndikuar nga politika po censurojnë programin e teatrit.  Atëhere Këshilli Drejtues kishte eliminuar në një fazë të pazakonshme dramën “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, me autor shkrimtarin e publicistin Veton Surroi.

Për gaztën “Zëri” ai ka deklaruar se si “ndërhyrje politike” e sheh edhe shkarkimin e tij.