Cineplexx sjellë shumë dhurata për 8 Mars! (foto)

Cineplexx sjellë shumë dhurata për 8 Mars! (foto)

Kultura mars 07, 2018 - 16:46

Edhe këtë vit, Cineplexx do të jetë një destinacion i shkëlqyer për ditën ndërkombëtare të Gruas, jo vetëm për shkak të programit të filmave, po edhe dhuratave të shumta që do të dhurohen gjatë natës.

The Shape of Water, filmi i cili doli fitues në ceremoninë e Oscars, do të jetë filmi fokus për 8 Mars. Gjatë këtij filmi, i cili fillon në ora 18:30, Cineplexx në bashkëpunim me partnerët e tyre do t’i dhurojnë mbi 30 shpërblime. Dhuratat do të jenë të ndryshme si:

- 5 kupona për zbardhim dhëmbësh (199€) nga Dita Dent
- 10 pako me produkte për përkujdesje të lëkurës nga SebaMed Kosova
- 20 pako me shampona nga Bioblas.

Filmi i cili fitoi 4 çmime në ceremoninë “Academy Awards”, përfshirë edhe oskarin për “Filmin më të mirë”, “Regjisorin më të mirë” dhe “Muzikën më të mirë”, është pa dyshim filmi më i bukur dhe i këndshëm për ta shikuar në ekranet me teknologjinë më të avancuar në Cineplexx. Filmi dramë/fantazi ka të bëjë me një objekt hulumtimi të fshehtë në vitet 1960, ku një punëtore e vetme formon një marrëdhënie unike me një krijesë amfibe që mbahet në robëri. 

Image

Për ta bërë këtë ngjarje edhe më fantastike, Cineplexx do të dhurojë lule FALAS në korridor, si dhe të gjitha pjesëmarrëset do të mund të freskohen me pije FALAS nga Strongbow.

Image

 

Për më tepër rreth eventit:http://goo.gl/qXjCfg