Emri i Dua Lipës mbrohet me ligj

Kultura March 03, 2018 - 13:12

Lajmet e mira nga këngëtarja Dua Lipa po vazhdojnë të vijnë. Tashmë mediat në Britani të Madhe kanë raportuar se këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, e cila javën e kaluar u shpall këngëtarja më e mirë në Brit Awards, ka bërë kërkesë në Zyrën për Pronësi Intelektuale, që ta përdor emrin e saj për shitje të produkteve të ndryshme.

Sipas burimeve të tabloidit “The Sun”, Dua tani është duke shikuar mundësinë që të përfitojë nga suksesi i saj dhe të zgjerojë burimet e të ardhurave financiare.

“Dua ka pasur vit të suksesshëm, sidomos kur fitoi çmimin si artistja me ‘Depërtimin më të mirë’ dhe ‘Artistja më e mirë britanike’, por ajo ka një turne për të fituar më shumë para”, ka thënë ky burim për “The Sun”.
“Lansimi i linjave të rrobave, parfumeve apo grimit do t’i krijonin asaj pasuri dhe janë marrë hapa që kjo të ndodhë. Ka fansa të rinj që e përcjellin në media sociale dhe e di se ka një treg për të kapur”, ka shtuar burimi.

Dokumentet që ka dorëzuar gjithashtu paralajmërojnë se ajo do të përdor emrin e saj për të promovuar muzikën e saj me incizimet digjitale.