Së shpejti një dokumentar për bombardimet e NATO-s

Së shpejti një dokumentar për bombardimet e NATO-s

Kultura shkurt 23, 2018 - 08:25

Në fillim të muajit mars, të këtij viti, do të fillojnë xhirimet dokumentare të pasojave të bombardimeve të NATO-s  gjatë vitit 1999, ku do të merret material prej më shumë se 100 vendeve, përfshi edhe bombardimet nga Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe i gjithë Ballkani, ku kanë prekur grimcat e uraniumit dhe ndotja kimike.

Për më tepër thuhet se ky dokumentar nuk do të jetë dokumentar klasik me fakte dhe dëshmi të 78 ditëve të bombardimeve, por do të ketë një histori, fotografi shumë të shpejta, animacione, grafikë, në prodhim të Hollywood-it.

Me pikëpamjet e tyre për ketë film do të shfaqen edhe  aktorët Johnny Depp, Nikita Mikhalkov dhe fytyra tjera të njohura botërore, si dhe ekspertë të famshëm të institucioneve shkencore.

Ky film do të përkthehet në 8 gjuhë, ndërsa premiera pritet të jetë me 24 mars të vitit 2019 në Serbi. Pas premierës filmi do të shfaqet edhe në vende të ndryshme të botës, madje edhe në vendet e NATO-s.

LEXO EDHE: Triumfi i Dua Lipës në “Brits Award”

Producenti i këtij filmi, Nemajna Nedelkovic thotë se në këtë film përveç vuajtjes do të përfshihen edhe dëshmi të katastrofës ekologjike në të gjithë Ballkanin.

“Ne nuk presim që dikush nga NATO të pranojë një bisedë. Në fakt, unë nuk kam ndërmend të punoj në film me dy faqe, por do të nxjerrë argumentet”, thotë Nedelkovic.

Dokumentari ende nuk ka një titull zyrtar. /Zëri/