Ky është publicisti që i shkroi libër Rita Orës

Ky është publicisti që i shkroi libër Rita Orës

Kultura shkurt 19, 2018 - 17:48

Në vitin 2013, shkrimtari Shaqir Foniqi kishte botuar Albumin artistik, “E përndritura, Rita”, kurse në vitin 2014 ai ka nxjerr edhe ribotimin e plotësuar dhe të dizajnuar.

Gazetari dhe publicisti Shaqir Foniqi është bërë monografist i njohur në Kosovë, i cili me punën shumëvjeçare, po pasqyron sukseset e yjeve të spikatura, sikurse është Rita Ora. Ai e ka quajtur ‘Orakulli i Ritës’ dhe kronisti më besnik i rrugëtimit të saj artistik-fantastik.

Libri, Rita Ora, pretendon të jetë një Monografi e sinqertë dhe një lapidar i gjallë për Yllin tonë të rrallë, që po shndrit si meteor në artin botëror. Ajo është bërë ambasadorja më e denjë e Kosovës në botë dhe një ikonë e vërtetë, e cila skenës së madhe botërore i jep kuptim dhe jetë, art të vërtetë.

Image

Sipas autorit, Shaqir Foniqi, Rita Ora është në rrugën më të mirë që të bëhet një Divë dhe Primadonë, e cila si një Ikonë, po rrezaton planetin tonë. Për gjerdanin e sukseseve të saja, ajo e meriton Kurorën e Lavdisë dhe të krenarisë.

‘Faleminderit që ekziston’, është fjala që për të, më së miri tingëllon. Të tillë e paçim, përgjithmonë, shkruan ndër të tjera Foniqi. Ai, propozon që institucionet tona shtetërore të themelojnë Dekoratën “Ora e Pavarësisë”, e cila do t’iu dhurohej të gjithë miqve tanë ndërkombëtar. Kësisoj, shton Foniqi, ne do të tregonim civilizim dhe nderim për figurat tona të shquara, sikurse është, Rita Ora.