Cineplexx Kosova thyen rekord rajonal për premierën e Fifty Shades Freed!

Kultura February 09, 2018 - 14:20

Kinemaja e parë multiplex në Kosovë, Cineplexx, ka thyer një rekord jo vetëm lokal – por rekordin mbarë rajonal për premierën e filmit të fundit, “Fifty Shades Freed”.
Pjesa e tretë e franshizës “Fifty Shades” ka qenë një film i cili është pritur me pa durim nga adhuruesit dhe për këtë arsye edhe ka shënuar rekord të rëndësishëm nga kinemaja e cila gjendet në qendrën tregtare Albi Mall.


Gjatë premierës, Cineplexx ka shpërndarërndarë mbi 100 shpërblime për klientët, në bashkëpunim me brende të njohura si: Adopt, Parfois, Six, Vogue, InDesign, Oliver Webber, Emo Watches dhe Bioblas.
Në faqen zyrtare, Cineplexx Kosova ka konfirmuar se valët e mëdha të interesimit për premierën kanë kulmuar me një rekord prej 2519 biletash të shitura, vetëm për mbrëmjen premierë.

 



Rekordin për biletat më të shitura për një ditë deri tani e ka mbajtur “The Fate of the Furious” me 2336 bileta të shitura, rekord i cili është kaluar me “Fifty Shades Freed”.
Cineplexx Kosova ka pasur sukses të jashtëzakonshëm qysh nga hapja një vit më parë, teksa është absolutisht kinemaja e cilësuar si më e mira dhe më e madhja në vend, me teknologjinë më të sofistikuar, cilësi që ka mahnitur adhuruesit e filmit që nuk mungojnë në gjashtë sallat e kësaj kinemaje
të njohur si brend në mbarë botën.