Interesim i jashtëzakonshëm për filmin Fifty Shades Freed në Cineplexx! Mbi 1500 bileta të shitura

Kultura February 06, 2018 - 13:53

Kinemaja Cineplexx organizon për herë të parë në vitin 2018 eventin Ladies Night me premierën e filmit “Fifty Shades Freed”, dhe interesimi është i jashtëzakonshëm!

Pjesa e tretë e “Fifty Shades Freed” ka zgjuar interesim shumë të madh tek adhuruesit e filmave romancë. Deri tani, Cineplexx ka zbuluar se janë shitur mbi 1500 bileta, dhe interesimi vetëm po rritet!

Image

Edhe pse ka shumë bileta të shitura, Cineplexx ka shtuar edhe më shumë orare për shfaqjen e këtij filmi, duke i arritur 18 orare në total vetëm për Fifty Shades Freed me 8 shkurt.

Pjesa e fundit e kapitullit “Fifty Shades” ka të bëjë me Anastasia Steele, e cila duhet të përshtatet jo vetëm me jetën e saj të re si e martuar por dhe më jetën luksoze të bashkëshortit të saj, e me natyrën e tij poseduese.

Image

Çfarë e karakterizon këtë event edhe më shumë, është organizimi i kujdesshëm, ku Cineplexx në bashkëpunim me shumë partner do t’i dhurojë mbi 100 dhurata! Këto përfshijnë:

6 dhurata ESPRIT nga EMO
20 palë vathë nga Oliver Weber-Prishtinë
20 tretmane me Olaplex me vlerë 30€ nga VOGUEhair
20 Gift Cards me vlerë 10€ nga Adopt' Kosova
20 dhurata nga Bioblas
10 Gift Cards me vlerë 20€ nga PARFOIS
10 Gift Cards me vlerë 20€ nga SIX

Image

Gjatë kësaj nate speciale, do të ketë edhe pije falas për të gjithë, si dhe aktivitete të ndryshme.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx. Oraret e filmit: https://goo.gl/Rda6NY