Filmi shqiptar “Martesa” vjen në Cineplexx! Biletat në shitje

Kultura February 01, 2018 - 14:18

Filmi nga regjisorja e njohur shqiptare “Blerta Zeqiri” vjen në Cineplexx me 1 shkurt.

Pas suksesit të madh në “Talinn Black Nights Film Festival”, ku “Martesa” fitoi dy shpërblime, filmi do të shfaqet edhe në kinemane Austriake në Prishtinë, Cineplexx.

Image

“Martesa”, që u përkrah financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Me fjal të tjera, filmi shtjellon ngjarjen e një dashurie të pamundur në shoqërinë kosovare

Image

Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.  Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë me 1 shkurt prej orës 19:20. Biletat mund t’I blini çdo ditë në Cineplexx.

Image

Këtu mund t’I shihni oraret e filmit për ditët në vijim: https://goo.gl/8KymLN