Filmi “Nevidljivi” ku luan Ilir Tafa do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Zagreb

Kultura November 03, 2017 - 17:29

Me regji të Amre Mehic, filmi i metrazhit të shkurtë “Nevidljivi”, do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Zagreb, shkruan KultPlus.

Në këtë film me rolet kryesore luajnë aktorët Ilir Tafa e Vanesa Gloordo, kurse filmi bën fjalë për stigmatizimin e refugjatëve në Evropën e ditëve të sotme.

Ky film është në garë me shumë filma të tjerë në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtë.