Interesim i madh për filmin THOR:RAGNAROK, mbi 400 bileta të shitura në Cineplexx!

Kultura November 02, 2017 - 11:17

Menjëherë pas eventit të Halloween, Cineplexx organizon edhe një event-premierë, këtë herë për filmin e shumëpritur THOR: RAGNAROK.

 

 

 

Gjatë këtij eventi me 2 nëntor, do të shfaqet filmi aventurë, fantazi, me aktorë të njohur si Chris Hemsworth, Tom Hiddleston, Mark Ruffalo, Idris Elba dhe Anthony Hopkins.

Filmi ka shumë adhurues, pasi që është pjesa e tretë e aventurës së Thor (pa numëruar edhe shfaqjet e tij në botën e Avengers).

LEXO EDHE: FITO 2 BILETA PËR FILMIN "AMERICAN ASSASIN"

Ky film momentalisht ka një vlerësim prej 8.2/10 në IMDB, i cili është vlerësimi më i mirë ndonjëherë për filmat e MARVEL.

Image

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim sot në  Cineplexx, do të ketë një ofertë speciale nga Cineplexx, ku një pako M kokoshka dhe çfarëdo pije 0.75L mund ta blini për vetëm 3.00€.

Image

 

Ngjarja e filmit zhvillohet kur i burgosur, i fuqishmi Thor e gjen veten në një duel vdekjeprurës gladiatorial përballë Hulkut, ish-aleatit të tij. Thor duhet të luftojë për mbijetesë dhe të sfidojë kohën, për të parandaluar që e plotfuqishmja Hela të shkatërrojë shtëpinë e tij dhe qytetërimin Asgardian.

 

Image

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni KËTU