Ka vdekur aktori i njohur Demir Hyskja
Ndahet nga jeta aktori i njohur në kinematografinë shqiptare Demir Hyskja. Lajmi konfirmohet nga familjarët e tij në Elbasan. Aktori 79-vjeçar ndëroi jetë pasi prej disa kohësh ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të rëndë.
Demir Hyskja lindi në 1 janar 1937 në qytetin e Elbasanit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.
Rolet që aktori Demir Hyskja ka luajtur:
Dhe vjen një ditë – (1986)
Baki Branica Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV)
Hije që mbeten pas – (1985)
Babai i Agronit Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)
Kohë e largët – (1983)
Kolin Stringari Një emër midis njerëzve – (1983)
Nëntori i dytë – (1982)
Shokët – (1982)
Drejtori i uzinës Dëshmorët e monumenteve – (1980)
Një ndodhi në port – (1980)
Me hapin e shokëve –(1979) (TV)
Një natë nëntori – (1979) (TV)
Përtej mureve të gurta – (1979)
Kasemi Gjyshi partizan – (1978)
Gjyshi Dollia e dasmës sime – (1978)
Një udhëtim i vështirë – (1977) Fije që priten – (1976)
I shoqi i Besës Pylli i lirisë – (1976)…
Beu Në fillim të verës – (1975)…
Shoku Mali Rrugicat që kërkonin diell – (1975)…
Halimi Shpërthimi – (1974) Operacioni Zjarri – (1973)…
Kometa Kur zbardhi një ditë – (1971)…
Shoferi Thoma Shpuza Mëngjeze lufte – (1971)
Ilegali Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)