Shpallet në kërkim Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Shpallet në kërkim Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kronika October 26, 2026 - 12:05

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

PK-ja ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e tij.

“Personi i kërkuar është Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12.12.1984, në Deçan.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë”, thuhet në njoftim. /Zëri