Incident mes të miturve në Pejë: Njëri përfundon në pranga e tjetri në emergjencë
Kronika
October 18, 2026 - 18:07
Një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi të dyshuar me mjet të mprehtë në rrugën “Onufri” në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezi ka bërë të ditur për Klankosova.tv se organet e rendit kanë arrestuar një person tjetër, po ashtu të mitur, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast.
Sipas Elezit, rreth orës 15:50, emergjenca e spitalit ka njoftuar Policinë se një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të një plage që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet i mprehtë.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me institucionet përkatëse për të ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.