63 të arrestuar gjatë protestave në Tiranë dalin nesër para gjykatës

63 të arrestuar gjatë protestave në Tiranë dalin nesër para gjykatës

Kronika October 16, 2026 - 21:55

Gjatë ditës së nesërme, në Gjykatën e Tiranës do të shqyrtohen masat e sigurisë për 63 personat e arrestuar gjatë ditëve të protestave në kryeqytetin shqiptar.

Seancat gjyqësore do të nisin nga ora 08:15 dhe do të zhvillohen në vazhdimësi gjatë ditës.

Sipas informacioneve, shqyrtimi i masave të sigurisë do të bëhet nga tre gjyqtarë, të cilët do të vendosin për masat që do të aplikohen ndaj personave të arrestuar.