Vdes një person në vendin e punës në Ferizaj, dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdes një person në vendin e punës në Ferizaj, dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Kronika October 13, 2026 - 09:22

Një person ka humbur jetën në vendin e punës pasditen e së martës në Ferizaj, raporton Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej shtatë metrash.

“Ekipi mjekësor në vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar, përderisa këtë rast po e heton si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës

Rr. “Cen Dugolli”, Ferizaj, 12.10.2026 – 15:50. Viktima (tani i ndjeri) mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar ne vendin e tij të punës, dyshohet se ka rënë në tokë nga lartësia prej rreth shtatë metrash. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /Zëri