Shtetasi i Kosovës kapet duke kontrabanduar 7 gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut
Një shtetas i Kosovës ka tentuar të kontrabandojë shtatë gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut.
Sipas autoriteteve doganore maqedonase, gjarpërinjtë janë zbuluar në pikën kufitare “Bogorodica”, të fshehur në një kuti dhe shami nën ulësen e automjetit që drejtohej nga i dyshuari.
Sipas njoftimit, në mesin e shtatë gjarpërinjve kishte dy pitonë qilimorë (Carpet Python), një piton bishtshkurtër (Short-tailed Python), një piton qilimor të Bredlit (Bradley’s Carpet Python), një gjarpër miu mbretëror kinez (Chinese King Rat Snake), një piton rrjetor super xhuxh (Super Dwarf Reticulated Python) dhe një gjarpër helmues të njohur si “Baron’s Racer”, shkruan mediat maqedonase.Autoritetet kanë bërë të ditur se tregtia me speciet e mbrojtura rregullohet me leje të posaçme, në përputhje me Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES).
Gjarpërinjtë do t’u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë.