Arrestohet një person i dyshuar për tentim vrasjeje në Vushtrri
Kronika
October 08, 2026 - 10:37
Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar madhor, dyshohet se më 30 shtator 2026, në Vushtrri, së bashku me persona të tjerë të dyshuar dhe duke përdorur mjete të forta, ka sulmuar një person.
Viktima, si pasojë e lëndimeve të marra, ka kërkuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar më 7 tetor nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave lidhur me rastin.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Zëri