E mitura në Pejë bie nga tarraca e banesës, dërgohet në QKUK

E mitura në Pejë bie nga tarraca e banesës, dërgohet në QKUK

Kronika August 25, 2026 - 10:36

Një e mitur është lënduar pasi ka rënë nga tarraca e një banese në katin e gjashtë, në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:50, ndërsa pas njoftimit policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Siç ka konfirmuar për “Zërin” Policia në Pejë, e mitura fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se hetuesit janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e rastit.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP - Pejë janë duke hetuar se si ka ardhur deri te ky rast”, ka deklaruar Rugova. /Zëri