Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje

Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje

Kronika August 24, 2026 - 23:14

Policia ka dhënë detaje për vetaksidentin e ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, aksidenti është raportuar rreth orës 17:14.

Si pasojë e vetaksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, tha ai për KlanKosova.tv.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lidhur me rastin është iniciuar procedurë, ndërsa pas përfundimit të procedurave të nevojshme, rasti do të procedohet në gjykatë.