Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Kronika
August 24, 2026 - 23:00
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:25 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
IndeksOnline ka mësuar se një këmbësor është goditur nga një veturë, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, gjendja e këmbësorit është e rëndë ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
Për disa momente, ky segment i rrugës ka qenë i mbyllur për qarkullim, ndërsa tashmë është liruar për kalim.