Vrasja e turistit në Ksamil, për herë të parë reagon qeveria portugeze

Vrasja e turistit në Ksamil, për herë të parë reagon qeveria portugeze

Kronika August 20, 2026 - 14:46

Qeveria portugeze ka reaguar pas vrasjes së turistit 20-vjecar në Ksamil.

Sipas mediave vendase, qeveria shprehet se po monitoron rastin e vrasjes së turistit portugez në Shqipëri.

Raquel Trindade, nga Zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, thotë se nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe as informacion për hetimet.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, komentoi zyrtarja, e cila konfirmoi për Renascença se, “për momentin”, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë”, shton Raquel Trindade, e cila siguron se Ministria e Punëve të Jashtme “do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale, ashtu edhe me familjet”. /tch