Ekstradohet nga Hungaria për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë një shtetas kosovar i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar.
Sipas policisë, ekstradimi është realizuar më 7 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Fshehje e provave”.
Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare në gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra penale.
Komunikata e plotë:
Ekstradohet nga Hungaria për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 07.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Hungaria për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.