Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë, tre persona dërgohen për trajtim mjekësor

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë, tre persona dërgohen për trajtim mjekësor

Kronika June 27, 2026 - 08:53

Një banesë në Parkun e Qytetit është përfshirë nga zjarri në Prishtinë në orët e para të mëngjesit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës tha për Zeri.info, se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”. /Zëri