Një 22-vjeçar, viktima e aksidentit në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një 22-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 23:00 në një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Zeri.info.
Sipas njoftimit, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe motoçikletë, ku fatkeqësisht i riu i cili ishte duke ngarë motoçikletën nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në këtë aksident.
“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidenti”, bën të ditur Policia.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Aksident trafiku me fatalitet
Vushtrri, 21 qershor 2026
Mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Zëri