Një person bie nga kati i tretë i një ndërtese në Vushtrri

Një person bie nga kati i tretë i një ndërtese në Vushtrri

Kronika May 21, 2026 - 14:06

Një person ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër në Vushtrri pasditen e së enjtes.

Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese, e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, thotë Prekazi.