“E pashë fillimisht çizmen”, dëshmitari rrëfen momentin kur gjeti trupin e Bekim Varit

“E pashë fillimisht çizmen”, dëshmitari rrëfen momentin kur gjeti trupin e Bekim Varit

Kronika May 21, 2026 - 13:09

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka vazhduar seanca për rastin e vrasjes së Bekim Varit, ku i akuzuar është Leutrim Fejza.

Dëshmitari Besmir Momçilla, djali i tezes së të ndjerit, ka deklaruar se ishte personi i parë që e gjeti trupin e viktimës.

Ai tha se para se ta gjente Bekimin, e kishte telefonuar disa herë, por nuk kishte marrë përgjigje. Sipas tij, kishte pyetur edhe të akuzuarin Leutrim Fejza nëse e kishte parë viktimën, por ai i ishte përgjigjur se nuk dinte asgjë, shkruan Indeksonline.

“Fillimisht e kam parë një çizme, pastaj jam afruar dhe e kam vërejtur Bekimin”, deklaroi dëshmitari në gjykatë.

Kujtojmë se gjatë seancës kishte përplasje mes prokurorit, Shukri Jashari dhe avokates së Leutrimit, Saranda Keqekolli-Sadiku.