Sulmon fizikisht një police brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit
Foto: Laura Hasani

Sulmon fizikisht një police brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

Kronika March 21, 2026 - 08:36

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes ndaj një personi zyrtar.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 01:40, në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“ E dyshuara, femër kosovare, fillimisht ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtare policore brenda stacionit policor”, thuhet në njoftim.

Gjatë vënies nën kontroll, zyrtarja policore ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Zëri