Ekstradohen dy persona nga Shqipëria për në Kosovë, kërkoheshin nga INTERPOL-i
Foto: Laura Hasani

Ekstradohen dy persona nga Shqipëria për në Kosovë, kërkoheshin nga INTERPOL-i

Kronika March 09, 2026 - 12:24

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e dy shqiptarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas njoftimit, ata kërkoheshin përmes INTERPOL-it, nën dyshimet për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje e rëndë”.

“Të dy ekstradimet u realizuan duke u bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare, ndërsa pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit”, thuhet ndër të tjera. /Zëri