Disa persona hedhin një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Vushtrri

Disa persona hedhin një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Vushtrri

Kronika February 28, 2026 - 08:37

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar se disa persona kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij.

Për këtë rast nuk raportohet për të lënduar, por vetëm disa dëme materiale.

Rasti është raportuar me datë 27.02.2026 rreth orës 04:50 dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri