Pranuan 400 euro ryshfet, prangosen dy persona në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Pranuan 400 euro ryshfet, prangosen dy persona në Ferizaj

Kronika February 25, 2026 - 18:30

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka ndërmarr veprime hetimore lidhur me një rast të pranimit të ryshfetit.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, dy persona të dyshuar kanë pranuar 400 euro me premtimin se do të përshpejtonin procesin e realizimit të një kërkese për furnizim që viktima kishte parashtruar.

Paratë u morën në zyrën e tyre dhe u siguruan nga policia në të njëjtin vend.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor, është arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme, se dy persona të dyshuar M/K kanë pranuar ryshfet në vlerë katërqind (400.00)Euro me premtimin se do të përshpejtojnë procesin e realizimit të një kërkese për furnizim që viktima kishte parashtruar. Të dyshuarit në fjalë, paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, e që të njëjtat para janë siguruar- gjetur po në atë zyre, tek njeri prej te dyshuarve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është ngarkuar vepra penale “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat“. Pas intervistës, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre.