Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinieri nga Kosova

Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinieri nga Kosova

Kronika February 21, 2026 - 14:28

Një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit në Maliq.

Siç shkruan euronewsal, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq. 

Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke vdekur menjëherë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.