Arrestohet ferizajasi i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Njësia patrulluese policore në Ferizaj ka hasur në një veturë të tipit VË Touran me targa vendore, e cila ishte e ndalur në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:40,në Ferizaj, raporton Zeri.info.
“Në afërsi të veturës është hasur personi me inicialet Xh.G. (34 vjeç). Për shkak të veprimeve të dyshimta, ai është ndaluar për kontroll, ku i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me tetë fishekë.I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor për intervistim”, thuhet në njoftimin e PK-së..
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri