Policia ndalon një shtetas gjerman, që hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Policia ndalon një shtetas gjerman, që hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Kronika February 20, 2026 - 09:22

Një shtetas i Gjermanisë është ndaluar në Mitrovicë, nën dyshimin për hyrje ilegale në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 01:00, në Mitrovicë, raporton Zeri.info.

"Mitrovicë, 19.02.2026-01:00. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të Gjermanisë, pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar si kundërvajtje", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri