Plagoset një person në Mitrovicë, nisin hetimet

Plagoset një person në Mitrovicë, nisin hetimet

Kronika February 13, 2026 - 23:22

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë në fshatin Zhabar të Mitrovicë këtë të premte.

Viktima është duke marrë trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Rastin  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 22:00 Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në fshatin Zhabar të Mitrovicës së Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor”, deklaroi Zahiti.Zahiti, mes tjerash, bëri të ditur se njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet.