Avokati Koci nga Beogradi: Po rrezikohet jeta e Mitehat Llozhanit, në burg me grupin e Arkanit

Avokati Koci nga Beogradi: Po rrezikohet jeta e Mitehat Llozhanit, në burg me grupin e Arkanit

Kronika February 11, 2026 - 22:53

Avoakti Arianit Koci ka njoftuar se ndodhet në Beograd për të ndihmuar në lirimin e Mitehat Llozhanit, duke paralajmëruar se edhe vetë është i rrezikuar.

“Kam informata që jam edhe unë i rrezikuar. I ftoj patriotët që flasin dhe bëjnë hajgare në rrjete sociale të vijnë këtu me mua. Le ta tregojnë vetën”, deklaroi Koci.

Ai tha se nuk është vetëm në përpjekjen për të mbrojtur qytetarin e Kosovës dhe bëri të ditur se Llozhanit i është bërë dërgimi në një pjesë të burgut ku ndodhen pjesëtarë të njohur të grupit të Arkanit.

“Përndryshe, Mi’hati nuk është mirë”, shtoi Koci, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për sigurinë e qytetarit./Zëri