Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikuara në Ferizaj
Në kuadër të një kontrolli doganor në Ferizaj, Dogana e Kosovës ka sekuestruar 1,920 palë mbathje sportive të markës NIKE dhe 330 palë të markës ADIDAS, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Vlera e mallit të sekuestruar është 24,300 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore vlerësohen në 7,241.40 euro.
Subjekti ka pranuar se mallrat janë falsifikate dhe është pajtuar që ato të asgjësohen.
“Përfaqësuesi i subjektit ka pranuar se mallrat e sekuestruara janë produkte të falsifikuara dhe është pajtuar që ato të asgjësohen, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Malli i sekuestruar është transportuar nën masa sigurie në objektet doganore dhe është dorëzuar për ruajtje zyrtare”, shkruhet në njoftimin e doganës.