Pas Drenasit, hetime për manipulim votash nisin edhe në Dragash
Kronika
February 09, 2026 - 11:38
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se kanë nisur hetimet për shkelje të mundshme gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash.
Këto hetime janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, shkruan Zeri.info.
“Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit”, thuhet në njoftim. /Zëri