Një burrë në Gjakovë ther me thikë veten dhe kushërirën e tij, Policia jep detaje

Një burrë në Gjakovë ther me thikë veten dhe kushërirën e tij, Policia jep detaje

Kronika February 03, 2026 - 14:58

Dy persona janë lënduar si pasojë e plagëve të marra nga thika.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se rasti ka ndodhur në fshatin Osek Hilë, ku pas një mosmarrëveshjeje një person ka lënduar veten dhe kushërirën e tij.

Krasniqi po ashtu ka bërë të ditur se që të dy kanë marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Osek Hilë – Gjakovë, është raportuar se një mashkull i moshës madhore, pas një mosmarrëveshjeje ka lënduar veten dhe kushërirën e tij, po ashtu të moshës madhore. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë (lëndime të lehta trupore), të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësor”, tha Krasniqi për Zeri.info.

Tutje Krasniqi bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. /Zëri