I plagosuri në Mitrovicë dërgohet në QKUK, kjo është gjendja e tij
Kronika
February 01, 2026 - 17:17
Një person është plagosur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicë.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa personi që mbeti i plagosur është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu tha se 36-vjeçari i plagosur në këmbë fillimisht u pranua aty, por më pas u transferua në QKUK.
“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, tha ai për mediumin lokal, “Mitropol”.