Gjendet i vdekur një person në Skenderaj, nisin hetimet

Gjendet i vdekur një person në Skenderaj, nisin hetimet

Kronika January 30, 2026 - 08:29

Një person i gjinisë mashkullore, është gjetur pa shenja jete të enjten në Skenderaj.

Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, si dhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe po trajtohet nga organet kompetente. /Zëri